Veseli “godet” Kurtin në Lipjan, ia merr ish-kryetarin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Selatin Retkoceri,ish kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan i është bashkuar PDK-së.

“Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët”, ka shkruar Veseli.

Statusi i plotë i Veselit:

“Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte edhe kandidat për kryetar komune, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik.

Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët.

Të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart Flamurin e Kosovës.

Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.”