Veseli kundër “Rambuje 2” të Haradinajt

Kryeparlamentari dhe Kryetari PDK-së ka dalë hapur kundër letrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar vendeve të QUINT-it dhe opsionit të tij për një konferencë të re ndërkombëtare për Kosovën.
“Pse kjo letër nuk u diskutua me ne, me partnerët e koalicionit, çka na duhet një konferencë e re, pse duhet që ta involvojmë Rusinë e Kinën në këtë çështje”, ka thënë Veseli në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini.