Veseli në Mitrovicë: Qeveria nuk po i ndihmon kompanitë për të shpëtuar nga dëmet e pandemisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar dy kompani në Mitrovicë, për të cilat thonë si shumë kompani të tjera, janë dëmtuar rëndë nga panedmia.

Ai shkruan:

Sot vizitova Viprint dhe Mitrometal, dy kompani serioze të Mitrovicës që sikurse shumica e sektorit privat, janë dëmtuar rëndë nga pandemia. PDK-ja është aleate e natyrshme e bizneseve private sikurse janë këto dy sepse ata shërbejnë si motorë të zhvillimit dhe janë kontribuesit më të mëdhenj me taksa pêr buxhetin e shtetit. Shpreha mirënjohjen për pronarët e këtyre bizneseve, punëtorët e tyre të palodhur si dhe për gjithë sektorin privat të Kosovës që mban në këmbë ekonominë tonë.

Është për të ardhur keq që qeveria qendrore dhe lokale i ka neglizhuar dhe nuk iu ka ardhur në ndihmë për të shpëtuar prej dëmeve të pandemisë. Jo vetëm kaq por i penalizon me inspektorë që veprojnë në mënyrë arbitrare e vendosin gjoba të rënda të papërballueshme.

Ata kanë nevojë për më shumë fonde, subvencione, kredi të buta me grace period të gjatë si dhe për rritjen e konsumit të prodhimeve e shërbimeve vendore. Afrimi i dimrit e bën edhe më të rëndë situatën prandaj është e nevojshme që ata të ndihmohen konkretisht sa më shpejtë.