Veseli: Nuk do të lejojmë ftohjen e raporteve me SHBA-të

0
277

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se gati për një shekull Kosova ka pasur armik Serbinë.

“Procesi i dialogut do të jetë përfundimtar, nga i cili Kosovës do të merre ulësen e OKB-së. Ne Mitrovicën nuk e kemi as me shit, as me ble, e as me mbrojt vet. Ne duhet të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Vendimmarrja do të jetë në institucionet e Kosovës”, tha Veseli sot në Mitrovicë me rastin e lansimit e Programit financiar (fondit) për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e Bizneseve fillestare – “Start-up”, raporton RTKlive.

Sipas tij Kosova ka vetëm një orientim i cili është perëndimor.

“Ne nuk do të lejojmë ftohje me SHBA-në. Në njëjtën kohë është ekonomia e lirë e tregut dhe inovacionit e ndërmarrësia e cila do të zhvillohet në vend. Kosova është e të githë neve”, tha Veseli.