Veseli paralajmëron fitoren e PDK-së nga tubimi në Vushtrri

Lideri dhe kandidati i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e së dielës. Para shumë simpatizantëve në Vushtrri.

“Nga Skenderaj i Adem Jasharit, erdhëm këtu në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës, për të kurorëzuar në Prishtinë fitoren e madhe të PDK-së”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se është i nderuar me një atmosferë të jashtëzakonshme në Vushtrri, e cila do të bartën në çdo cep të Kosovës.

“Të dielën me 6 tetor është referendum për Kosovën. Do të vendosim për një Kosovë pa korrupsion, për një Kosovë perëndimore dhe për SHBA-në, do të vendosim për PDK-në dhe numrin 112”, ka thënë Veseli, shkruan Lajmi.net.

Ai iu ka bërë thirrje të rinjve të Vushtrrisë që të orientohen kah IT-ja, sepse në këtë sektor do të ketë investime të mëdha nga qeverisja e PDK-së.

“Do të përkrahim të rinjtë, bizneset, bujqit, dëshmorët. Me 6 tetor mbanë këtë entuziazëm dhe dilni votoni për PDK-në dhe numrin 112”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje