Veseli: Pas marrëveshjes me SBASHK-un, me kryeministrin jemi bashkë për taksën dhe dialogun

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se krerët shtetërorë të Kosovës do të jenë të bashkuar rreth çështjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja si dhe rreth dialogut me Serbinë.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për medie, ku ka bërë me dije ndërprerjen e grevës në arsim dhe fillimin e mësimit në ditën e hënë.

“Jemi të përkushtuar tërësisht për një shtet sovran dhe jemi të përkushtuar tek qytetarët tanë”, ka thënë Veseli.