Veseli: Seanca për të mërkurën në ora 10:00

Pamundësia për të mos arritur që sot të mblidhen votat dhe të arrihet konsensusi nacional, Shefat e  Grupeve Parlamentare, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, janë pajtuar që seanca për Demarkacion të shtyhet.

Seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin kishte nisur mes paqartësive. LDK deklarohej pro ratifikimit, por donin që raporti i Shpejtim Bulliqit të mos përfshihet në votim. Pikërisht këtë nuk e pranoi AAK’ja dhe kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se nuk do t’i hiqet asgjë projektligjit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Demarkacionin, ndërsa edhe Lista Serbe ka refuzuar t’i jap votë demarkacionit, duke ia vështirësuar pozitës arritjen e numrave.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

Për shkak të një vizite të kryeministrit Ramush Haradinaj në Londër dhe pasi Kujtim Shala i LDK-së tha se prezenca e kryeministrit është e domosdoshme, seanca është shtyrë per të mërkurën në orën 10:00.

 

Lini një Përgjigje