Veseli: Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar gjithë qytetarët për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shteti i lindur më 17 shkurt 2008 do të qëndrojë përgjithmonë.
“Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Urime Dita e Pavarësisë. Lavdi atyre që ranë për këtë ditë të madhe”, ka shkruar Veseli.