Veseli: “S’ka ma me i rrejt qytetarët”

0
1471

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur në Kuvend për pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit u shpreh se mjaftë i kemi mashtruar qytetarët është koha të bëhemi të sinqertë dhe të veprojmë konkretisht për këtë çështje.

Ai tha se për t’ua vërtetuar qytetarëve që nuk po i mashtrojmë duhet të mblidhemi në Kuvend pas 45 ditëve dhe të shihet se çfarë është vepruar për këtë çështje.

“Kemi vendosur që ta kryejmë punën dhe do ta kryejmë, jo me i rrejt më qytetarët. Manipulime s’ka. Pas 45 ditësh Kuvendi do të mbajë edhe një seancë ta shohë se a po i mashtrojmë qytetarët, se boll i kemi mashtruar deri tash”, ka thënë Veseli.