Veseli takon humanistin Halil Kastrati

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar humanistin e mirënjohur kosovar, Halil Kastrati.

Veseli vlerësoi lart kontributin e Kastratit për njerëzit në nevojë, përderisa tha se puna e tij duhet inkurajuar.

Bashkëbisedimi me një aktivist humanitar të përkushtuar si Halil Kastrati është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua. Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë” ka shkruar Veseli në Facebook.