Vetaksident i rëndë në Sllatinë, humb jetën një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani tha se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent.

“Vdekjen e kanë konstatuar mjekët kompetent. Trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha ai.

Lini një Përgjigje