Vetaksident në Mitrovicë, lëndohet një person

0
274

Një vetaksident ka ndodhur në Mitrovicë, saktësisht në fshaton Broboniq.

Rreth kësaj Indeksonline kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai konfirmoi aksidentin dhe tregoi se një person ka mbetur i lënduar.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë- Skenderaj segmenti rrugor zona e fshatit Broboniq. Në aksident e përfshirë një veturë civile, ku drejtuesi humbë kontrollin ndaj automjetit dhe shkakton vetëlëndim.”, u shprehë ai.