Vetëm 8 Sekonda dhe “Hulku” përfundon në dysheme (video)

Mahmoud Hassan i njohur ndryshe si ‘Hulku egjiptian ka përfunduar në dysheme vetëm pas tetë sekondash.

Egjiptiani ishte duke u përballur kundër Chi Lewis-Parryt, por vetëm një goditje i mjaftoi që të përfundonte meçi.

Anglezi nuk e fali ‘Hulkun egjiptian’ dhe filloi ta grushtonte edhe në dysheme, derisa gjyqtari e ndërpreu meçin në MMA.

Lewis-Parry u shpall kampion në kategorinë UAE Warriors Championship nga kjo fitore komode.

UAE Warriors Championship është garë e arteve marciale të përziera që zhvillohet në Abu Dhabi, nën umbrellën e MMA.