Vetëm gjatë janarit 30 mijë dënime në trafik

0
347

Policia e Kosovës, në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.01.2018, ka shqiptuar mbi 30 mijë dënime në trafik.

Gjithashtu, ka identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve PK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”.

“Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore”, thuhej në njoftim./Telegrafi/