Veteranët në protestë para Qeverisë

0
355
Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, sot nga ora 11:00 do të protestojnë para Qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në protestë ata do të shpalosin tri kërkesat e tyre: pastrimin e listave të veteranëve, njohjen e statusit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme si dhe shkarkimin e tanishëm të komisionit invalidor.