Veterani i luftës së UÇK-së, i cili merret me kultivimin e mjaltit (video)

Veterani i luftës së UÇK-së nga Zona Operative e Drenicës, Ramadan Gashi, që nga paslufta merret me kultivimin e mjaltit, shkruan Fokusi.info.

Si çdo prodhues vendor, që kanë sfida për shkak të importit të produkteve të njëjta, edhe Ramadan Gashi nga fshati Llapushnik i komunës së Drenasit, në një prononcim për Fokusi.info, thekson se që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, ka filluar të merret me kultivimin e mjaltit, por tregon edhe për vështirësitë që i kanë.

Z. Gashi, aktualisht ka 132 bletë, por thotë se nëse subvencionohen nga shteti, do ta zgjerojë veprimtarinë e tij.

“Kemi nevojë për ndihmë nga shteti, për shkak se prodhuesit vendor nuk janë aq të fuqishëm sa të përballen me prodhues shumë më të mëdhenj të shteteve tjera”, thekson Gashi.

Ai tutje deklaron se shteti duhet t’i përkrahë më shumë prodhuesit e kultivuesit vendor, për rritjen e sasisë, pasi produktet vendore janë shumë më të shëndetshme./Fokusi.info/