Vetëvendosje i reagon AGK-së: Gazetarët nuk qëndrojnë jashtë në të ftohtë

0
141

Zëdhënësi për informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Asociacionit të Gazëtarëve të Kosovës në thirrjen e tyre për të bojkotuar takimet e VV-së dhe LDK-së.

Manxhuka, ka shkruar se ai personalisht është kujdesur që gazetarët të mos presin në të ftohtë.

Tutje ai ka thënë se reagimi i AGK-së është i paqëndrueshëm.

Reagimi i plotë:

Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashta objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqendrueshëm.

Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim./Fokusi.info/