Vetëvendosje: Kryesia e Kuvendit ta thërrasë debatin për demarkacionin

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bën të ditur se më 9 mars procedoi kërkesën për debat parlamentar lidhur me të gjeturat e Raportit të Komisionit shtetëror për mirëmbajtjen e vijës kufitare me Malin e Zi.
Vetëvendosje bën të ditur se paralelisht me të, në emër të grupit parlamentar kanë bërë kërkesën edhe për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit
“I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit që sa më parë ta thërrasë mbledhjen e Kryesisë dhe ta vendosë për diskutim në seancë plenare kërkesën për debatin parlamentar lidhur me Raportin e përgatitur nga Komisioni aktual”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.