Vetëvendosje mund ta fajësojë vetëm veten për efektet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Nga Dastid Pallaska

Kush e ka fajin për mosçertifikimin eventual të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Rregulli i parë në mjekësi është që para filimit të trajtimit mjeku duhet të sigurohet që trajtimi nuk do ta dëmtoj pacientin më shumë sesa do t’i ndihmoj.

Ky rregull synon të parandalojë situata kur zelli i tepruar i mjekëve të ri dhe të papërvojë mund të shkaktoj më shumë dëm se dobi.

I njëjti parim aplikohet edhe në përfaqësime ligjore.

Secili argument ligjor që paraqitet në gjykatë duhet të shqyrtohet paraprakisht në mënyrë kritike nga parashtruesi nëse mund të përdoret kundër klientit/rastit të tij/saj. Kjo pasi që është e pamundur ta luftosh argumentin vetanak në gjykatë apo edhe në publik.

Pikërisht këtë rregull themelor ka dështuar ta zbatoj Lëvizja Vetëvendosje në procedurën e nisur për rrëzimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Rrjedhimisht, sot Lëvizja Vetëvendosje mund ta fajësoj vetëm vetën për efektet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që është dhënë sipas kërkesës së vet.