Vetëvendosje po kritikon, por familjarët edhe vetë po i rehaton

0
389

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë kritike e madhe kur në pyetje janë punësimet partiake.

Por, partia e Albin Kurtit duket se nuk ka qëndruar keq kur në pyetje kanë qenë familjarët e tyre, me aq pushtet sa kanë patur.

Krerët e VV-së kanë bërë disa punësime familjare në institucionet që ata i drejtonin, sidomos në drejtoritë e Komunës së Prishtinës sa ishin bashkë me Shpend Ahmetin.

Madje, ka familjarë të afërm me deputetë të Vetëvendosjes që punojnë në PTK-në e famshme, si dhe në KEK.

Sa e kishin drejtorinë e Shendetësisë në Prishtinë, Vetëvendosje iu ka qëndruar besnik të afërmve duke punësuar disa familjarë të tyre.

Skema e punësimeve familjare ka shtrirje më të madhe sidomos tak “paria” e Vetëvendosje, apo krerët më të lartë të partisë, të cilët janë edhe më të zhurmshëm në këtë temë.

Se ku punon vëllau i Albin Kurtit, ku punojnë gratë e Glauk Konjufcës, Hysen Durmishit, Xhelal Sveçlës, burri e vëllau i Albulena Haxhiut dhe motra e Liburn Aliut, shikojeni këtë skemë punësimesh nga Lëvizja Vetëvendosje.

FM images