Vetëvendosje thirrje Beogradit për lirimin e Nezir Mehmetajt

0
262

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetajt, i cili u arrestua mbrëmë nga autoritetet serbe derisa po kthehej në vendin e vet.

Ky subjekt politik u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të angazhohen maksimalisht për lirimin e personit në fjalë.

“Arrestimi i Nezir Mehmetajt tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës, sa herë që ka mundësi. E kjo sjellje duhet të na bëjë të reflektojmë për dy gabime tonat, së pari që përmes pjesëmarrjes në marrëdhënie joreciproke e josimetrike me Serbinë, ne si Kosovë kemi kontribuar në normalizimin e imazhit të një vendi anormal, e së dyti, për gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në vendin tonë, ku edhe 20 vite pas lufte njerëzit detyrohen të shkojnë për vizita të specializuara në Beograd e Nish, duke marrë përsipër rreziqet e një vendi që zyrtarisht i diskriminon shqiptarët e Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të VV-së në Facebook.