Vetëvrasja e 37-vjeçarit në Çagllavicë, dy të arrestuar e i treti në arrati

Një burrë i moshës 37-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje dje në Çagllavicë.

Për këtë rast Policia ka njoftuar sot se janë bastisur disa lokacione, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe i treti është në kërkim policor.

“Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë, pasi nuk është hasur në shtëpi, gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë./Fokusi.info/

Lini një Përgjigje