Vetëvrasja misterioze e shqiptarit në Athinë

Një shqiptar, i cili dyshohet të jetë 42-vjeçari nga Skrapari, Emiljano Desaj, është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Athinë duke ndërruar jetë.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Omonia.

Burri kishte hyrë në hotel pa pyetur recepsionistin, i cili menjëherë kishte lajmëruar policinë.

Kur kanë mbërritur policia, e ka gjetur shqiptarin në tokë dhe pa ndjenja, pasi ishte hedhur nga kati i pestë.

Edhe pse ambulanca kishte arritur në vendin e ngjarjes, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve të marra.

Në vendin ku shqiptari u hodh nga kati i pestë, policët gjetën një çantë me një shumë të konsiderueshme parash, që viktima kishte me vete./inaonline/