Vetëvritet një shqiptar në burgun e Zvicrës

Në njësinë e kujdesit intensiv për një javë, një i burgosur 36 vjeçar kosovar ka vdekur mbrëmë, pas një përpjekje vetëvrasjeje. Ai ishte duke vujatur dënimin në burgun Bois-Mermet të Lausannes (VD) pasi u gjet i pajetë nga stafi i burgut, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

36 vjeçari kosovar ishte nën përkujdesje nga stafi i burgut, i cili filloi një masazh kardiak deri sa të mbërrinte ndihma e parë. Ai u shtrua më pas në spital në CHUV në një gjendje të rëndë, përpara se të vdiste.

Hetimi nuk zbuloi prova të ndërhyrjes së një pale të tretë, policia favorizon tezën e vetëvrasjes.

Kosovari ishte dënuar me 12 muaj burg për disa vepra penale të Kodit Penal.