Vetura godet një këmbësor në Bardhosh

0
353

Një këmbësor është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh, shkruan koha.net.

Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një person të moshuar.

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitë policore.