Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

0
200
Foto ilustrim
Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Në këtë aksident, siç ka mësuar lajmi.net janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.