Vetura përplaset me trenin, lëndohet një person

0
346

Një person është lënduar pas një aksidenti mes veturës së tij dhe trenit në fshatin Grabovc i ulët.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

“Është raportuar një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident kanë qenë një tren dhe një veturë udhëtarësh me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”.