Britma e të qara, banorët konfliktohen me policinë, kërkojnë të mos prishen banesat e tyre

Banorë të Bregut të Lumit kanë dalë sot në protestë për të mbrojtur banesat e tyre, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Ata jane konfliktuar me disa efektive te policie, duke gjuajtur edhe me sende te forta ne drejtim te tyre. Ata bejne thirrje qe policia te terhiqet dhe te mos nisin punimet.

Nderkohe edhe Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të tyre. Deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë.