Video e papublikuar më parë si forcat kroate e shkatërruan urën e vjetër të Mostarit

Një video e publikuar së fundi në Twitter tregon momentin kur forcat nacionaliste kroate shkatërrojnë urën e vjetër të Mostarit me mbështetje logjistike të drejtpërdrejtë nga ushtria e rregullt kroate.

Studiuesi i politikës nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasmin Mujanović, duke komentuar këto pamje shkruan se ashtu si Beogradi, Zagrebi edhe sot e kësaj dite pretendon në mënyrë të rreme se nuk ka pasur asnjë rol në agresionin kundër BiH midis 1992 dhe 1995.

Si pasojë e zjarrit intensiv të artilerisë së trupave kroate më 8 nëntor 1993, para 29 vitesh, më 9 nëntor, ura historike u zhyt në ujërat e Lumit Neretva. Ura rreth 5-shekullore, bashkon edhe të dyja anët e qytetit, por edhe boshnjakët dhe kroatët, duke mbajtur gjallë strukturën shumetnike të qytetit.

Ura është ndërtuar nga nxënësi i Arkitektit Sinan, Arkitekti Hayreddin, në vitin 1566. Kur përmendet Bosnjë e Hercegovina, turistëve të huaj u vjen ndërmend ura e Mostarit, e cila edhe sot tërheq interesim të madh.

9 nëntorin e vitit 1993, kur u shemb “Ura e Vjetër”, e cila i dha emrin qytetit të Mostarit në rajonin e Hercegovinës, populli i Mostarit e kujton si një “ditë e zezë”.

Ura historike gjithashtu bashkon edhe lagjet boshnjake dhe kroate në Mostar, ndërsa me shekuj, pa dallime fetare ose etnike, përdoret si platformë kërcimi nga të rinjtë e guximshëm të Mostarit.

Banorët e Mostarit, të cilët kanë derdhur lot, disa nga zemërimi e disa nga trishtimi, e shohin urën historike si “pjesë të vetvetes”.

Sot, ura, e cila është simboli i paqes dhe tolerancës, luan një rol të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta mes njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme në qytet. Shkatërrimi i urës çdo vit më 9 nëntor përkujtohet me ceremoni dhe aktivitete të ndryshme.

Ura nuk arriti të përballonte sulmet intensive të njësisë artilerike të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) gjatë luftës dhe u shkatërrua më 9 nëntor në orën 10:16.

Shkatërrimi i urës ngjalli shumë reagime nga mbarë bota.

Me mbështetjen e disa vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë edhe Türkiye-n, ura u rindërtua në përputhje me origjinalin dhe u hap me ceremoni në vitin 2004.

Bashkë me qytetin e vjetër të Mostarit, ura u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005. /Gazeta10/

Lini një Përgjigje