Video e rrallë: Kur Rifat Jashari kthehej në Prekaz, 2 javë pas çlirimit të Kosovës

0
548
Rifat Jashari, bashkë me nipat, është kthyer në Kosovë 2 javë pas çlirimit, raporton T7.
Kthimin në atdhe është ëndrra e çdo mërgimtari.
Por, një kthim të tillë nuk e kishte dashur kurrë Rifat Jashari.
Është 29 qershor 1999.
Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, vëllai i komandantit legjendar kthehet nga Gjermania në Drenicë.
Anëtarët e familjes që i kishte lënë në Prekaz para nisjes në Gjermani, nuk e gjen asnjërin gjallë.
Të gjithë kanë rënë.
Rifat Jasharin e shoqërojnë shokët e komandantit legjendar në këtë takim në Skënderaj, para se ai ta sheh Prekazin.
Edhe në këto momente të vështira, Rifat Jashari gjen forcë dhe u flet për të ardhmen e vendit.
Për më tepër u jep forcë të tjerëve që i tradhtonin emocionet.
Bashkë me Rifatin kanë ardhur edhe nipat; qëndrojnë të fortë edhe ata.
Më pas, burrat e Jasharëve nisen në Prekaz.
Rrugët në të dy anët, janë mbushur me njerëz.
Asgjë më shumë se një shikim i përcjellë me respektin më të madh për këtë burra që po nisen drejt shtëpive që i lanë plotë më anëtarë, e tash kanë mbetur zbraztë dhe të rrënuara.
Në kodrën përballë, siç shihet në këto pamje të xhiruara nga Halit Barani, ish-aktivist i të drejtave të njeriut, janë varret e Jasharëve.
Ky është momenti, kur të gjallët takohen me të rënët.
Pak lot, e shumë krenari në këtë ditë të mbushur me shumë emocion.