VIDEO/ Përfshihen nga flakët disa banesa në Durrës

Disa banesa janë përfshirë nga flakët në lagjen numër 5 në Durrës.

Mësohet se shtëpitë që kanë marrë zjarr janë ndërtesa të vjetra.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq, ka mbërritur dhe policia e së bashku me grupin hetimor në vijim do të përcaktojnë dhe shkaqet e kësaj ngjarje./abcnews.al