Video shokuese/ Momenti i rrëzimit të avionit turk

Momenti i rrëzimit të avionit turk i cili u nda në tre pjesë në Stamboll pasditen e djeshme është regjistruar në kamera.

Brenda bordit të saj ndodheshin 177 pasagjerë të cilët u tronditën nga përplasja.

Stafi i avionit u jepte udhëzime pasagjerëve në mënyrë që ata të mbanin qetësinë, diçka e zorshme në atë situatë.

Gjithashtu janë publikuar dhe video nga aeroporti në momentin e përplasjes.

Fillimisht dukej se avioni po bënte një ulje normale derisa njëra prej këmbëve të saj u prish duke shkaktuar dhe rrëshqitjen e saj.

Më pas ajo përfunoi në një hendek ku u nda dhe në 3 pjesë.

Një ditë pas përplasjes, menaxheri i kompanisë së fluturimit deklaroi se ekipet e shpëtimit gjetën kutinë e zezë të avionit.

Ajo do t’i ndihmojë hetuesit që të gjejnë shkaqet e përplasjes së avionit.

https://youtu.be/-tnnumkbXx0

https://youtu.be/hpfG2WLiqGw

https://youtu.be/udah795Y4i8