Video tjetër e përplasjes së shqiptarëve dhe serbëve te ura e ibrit në Mitrovicë

0
873

Kur e gjithë vëmendja e shtetit të Kosovës, por edhe mbarë botës është në luftën kundër koronavirusit, nuk kanë munguar incidentet afër urës së Ibrit në Mitrovicë, transmeton Fokusi.info.

E gjitha ka nisur pasi serbët me eskavator kanë filluar ta prishin shtratin e Ibrit, çka ka bërë të reagojnë Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, i cili ka njoftuar Policinë, e cila ka ardhur dhe ka evituar një përleshje fizike pasi veç kishte nisur ajo.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka thënë se bëhet fjalë për një kontest mes dy komunave, asaj të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, pa dhënë më shumë detaje se çfarë po ndodh afër Ibrit.

“Nuk ka çështje për t’u marrë Policia, po bëhët fjalë për diçka mes dy komunave, një projekt. Ekipet e komunës janë prezent aty”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Ndiqeni videon e dërguar nga lexuesi ynë: