Videoja që po thyen rrjetin: Momenti kur shembet diga që vrau 300 persona

Janë publikuar të tjera pamje dramatike nga shembja e një dige në jug të Brazilit, që shkaktoi më shumë se 300 viktima.
Videoja tregon momentet e frikshme të shembjes së digës në Brumadinho, në një minierë hekuri.
Në video shihet se si balta merr përpara si një llavë të gjithë kantierin.
Një hetim ka nisur për ngjarjen.
Pesë persona janë arrestuar. Miniera është në pronësi të Vale SA, një kompani të cilës i kanë ndodhur dy incidente të tilla në 3 vjet./Insajderi

Lini një Përgjigje