Vidhet një qendër tregtare në Prishtinë, policia jep detaje (video)

0
186

Një vjedhje pas mesnate ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, saktësisht në lagjen “Tophane”.

Bëhet fjalë për një qendër tregtare, e cila është sulmuar nga hajnat rreth orës 03:00, shkruan Fokusi.

Rreth këtij rasti, Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili e konfirmoi vjedhjen.

“Në Prishtinë në rrugën Lidhja e Prizrenit ne një biznes është raportuar një rast vjedhje, Policia ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr veprimet fillestare përderisa njësitet tjera te krim teknikes do te kryejnë shikimin e vendit sipas procedurave. Pas përfundimit te hetimeve dhe procedurave tjera lidhur me rast do te njoftoheni me kohë.”, u shprehë Hoxha.