Vidhet një veturë para derës së shtëpisë

Rastet e vjedhjeve janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Vjedhjet në vend janë bërë të shpeshta, sidomos e veturave të cilat janë cak i hajnave. Në raportin e Policisë janë identifikuar disa raste të vjedhjeve, ndër to një veturë.

Persona të dyshuar të pa njohur e kanë vjedhur një veturë para shtëpisë së viktimës.

Vetura ishte me tabela vendore të cilën e kishte pasur të parkuar para shtëpisë.

Vjedhja e veturës është bërë në Prishtinë, në orët e vona, përkatësisht në ora 12 e 45.