Villareali fiton ndaj Atletico Madridit

636

Futbollistët e Villarreal mposhtën Atletico Madrid me rezultat 2:1, pas kthesës së madhe në derbin e javës 29 të La Ligës spanjolle.

Mysafirët që po luftojnë për titullin e kampionit, erdhën të parët në epërsi me golin e francezit Antoin Griezmann në minutën 20-të nga penalltia.

Kur pritej fitorja e sigurt e Atletico, vendësit u rikthyen në lojë duke shënuar dy gola në fund të takimit përmes turkut Unal në minutat 82 dhe 91.

Barcelona prin në tabelë me 75 pikë, para Atletico Madridit me 64 pikë.