Visar Ymeri: Jo Albinin, por Shpendin për kryeministër

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme që shumëkujt në PSD nuk i ka pëlqyer. Ai ka thënë se ish-bashkëpuntori i tij, Albin Kurti, është njeriu i duhur për kryeministër të Kosovës.

Kurse, sonte si i ftuar në “DPT” të Fidani në T7 ai ka dhënë sqarime rreth kësaj deklarate.  Ymeri ka thënë se deklarata e tij për Kurtin “është keqinterpretuar qëllimisht”.

“Përgjigja është nxjerrë nga konteksti”, ka deklaruar Ymeri. Ai ka thënë se Kurtin e ka mbështetur për kryeministër kur ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kanë ndodhur shumë gjëra” që nga ajo kohë, ka theksuar Ymeri. “Nuk e kam besimin e njëjtë në sinqeritetin e Albin Kurtit”, është shprehur ai.

“Nuk do ta zgjidhja Albin Kurtin kryeministër. Unë do ta zgjidhja Shpend Ahmetin kryeministër”, ka deklaruar Ymeri.