Vitia: Tash e tutje, kushdo që nuk i respekton masat e vendosura nga qeveria, do të gjobitet

0
305

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se edhe masat e reja të vendosura për kufizim në lëvizje, prapë po del të jenë shqetësuese, pasi që po grumbullohen persona në një hapësirë, duke rrezikuar shëndetin publik.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë vendimin e qeverisë, sipas të cilit: “Lëvizjet në rrugë të bëhen jo më shumë se dy persona dhe gjithmonë duke mbajtur distancën 2 metra me të tjerët”.

“Kjo vlen edhe për bizneset si supermarketet dhe subjekte të tjera, të cilat janë të obliguara që t’i marrin të gjitha masat për t’i zbatuar këto vendime në të mirë të shëndetit publik. Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, mosrespektimi i masave të deritanishme nga personat kushdo, përkundër dëshirës sonë, do të pasohet me shqiptim të gjobave dhe sanksioneve konform legjislacionit në fuqi dhe sidomos Ligjit për parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse”, ka shkruar ndër të tjera Vitia.