‘Viva Fresh’ në Podujevë mbanë produkte me afat skaduar, ankohen qytetarët

Rrjetet e mëdha të marketeve në Kosovë jo rrallë herë janë në qendër të vëmendjes për shkelje të ndryshme.

Madje, disa prej tyre mbajnë edhe produkteve me afat të skaduar për gati një muaj. Një rast i tillë ka ndodhur sot edhe në Podujevë.

Sipas konsumatorëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në portalin Llapi.info, në marketin e ‘Viva Fresh’ në Podujevë një produkti i ka skaduar afati që nga 3 prilli, derisa i njëjti servohet endet në raftet e kësaj qendre. E nga kjo ata edhe janë shprehur të mllefosur që pas kaq ditëve produkti (ëmbëlsirë), me afat të skaduar të gjendet ende nëpër rafte.

Kujtojmë, konsumatorët shpeshherë kanë hasur në produkte me afat të skaduar, në qendra e mëdha tregtare në Kosovë./Llapi.info

0