“Viza juaj është aprovuar”, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkon falje për shakanë

0
329

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i është bashkuar trendit në Twitter, në sfidën “Joshe dikë me 4 fjalë”. “Viza juaj është aprovuar”, ka qenë mesazhi që diplomacia gjermane ka vendosur të ndajë me 170 mijë ndjekësit e saj në Twitter.

Përdorues të rrjetit social nga gjithë bota e kanë quajtur shakanë të pakripë për shkak të rëndësisë që një vizë gjermane ka për miliona njerëz në botë. Pas pak orësh, e mbi 800 shpërndarjesh, postimi është fshirë.

‘Të qenit qesharakë nuk është arma jonë me e fortë me gjasë. E kemi fshirë postimin tonë të mëhershëm dhe u kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë ofenduar nga ai. E dimë se procesi i vizave është kompleks, dhe se vendimet e vizave mund të prekin thellë jetët e njerëzve. Kolegët tanë i marrin këto vendime shumë seriozisht”, thuhet në postimin e fundit.