Vjedhi ari në vlerë prej 10 mijë euro: Kapet duke ikur për në Shqipëri hajni i famshëm i Prishtinës

Policia ka arritur që ta kap hajnin i cili vjedhi në një argjendari të Prishtinës ari në vlerë prej 10 mijë eurove, transmeton Gazeta Metro.

L.B., emër i njohur për Redaksinë e Metros kishte kryer një vjedhje të një argjendarie në Prishtinë, pas kësaj ai u identifikua nga Policia.

Mirëpo i njëjti fillimisht ishte arratisur nga shtëpia duke qëndruar në një hotel të Prishtinës, por edhe aty ishte identifikuar nga policia, ku pasi morri vesh i njëjti iku nga aty.

Metro mëson se Policia e Kosovës ka arritur që me sukses të zë atë pas 24 orëve që bëri vjedhjen, ai u kap duke ikur për në Shqipëri, konkretisht në vendkalimin kufitar

Po ashtu më poshtë mund të shihni disa nga foto e personit që është kapur nga policia dhe videon e vjedhjes së tij në argjendari.