Vjedhja në QKUK, gjendet çanta me pasaporta por jo edhe ajo me dokumenta

0
174

Në Qendrën Klinike Universitare dikush i ka vjedhur sot gjatë ditës dy çanta Blerina Boqollit, në njërën prej të cilave po mbante edhe dokumentacionet e djalit të saj që vuan nga leukemia.

Lajmin për vjedhjen e ka dhënë vetë Boqolli, ndërkohë para pak minutash ka njoftuar se brenda QKUK-së është gjetur vetëm çanta ku ishin pasaporta e saj dhe e djalit, ndërkohë çanta me dokumentacione të djalit të saj nuk është gjetur.

Blerina Boqolli, ka njoftuar se çanta e cila brenda saj kishte pasaporta, është gjetur në oborrin e QKUK-së, por thotë se ajo që i duhet është ajo me dokumentacionet e djalit të saj Idealit.