Vjedhje e rëndë në Pejë, gruaja raporton se ia vodhën armën e bashkëshortit

Një grua në Pejë ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një armë në shtëpinë e saj.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e saj i kanë vjedhur armën – pistoletë me leje, pronë e bashkëshortit të saj, i cili gjendet jashtë shteti.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia e saj i kanë vjedhur armën – pistoletë me leje, pronë e bashkëshortit të saj, i cili gjendet jashtë shteti. Është njoftuar prokurorit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.

Lini një Përgjigje