Vjedhje në një qendër tregtare

Persona të panjohur kanë grabitur para në Qendrën Tregtare “ABI”, e cila gjendet afër Spitalit të Prizrenit.
Shuma e parave të vjedhur ende nuk dihet.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.
“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi për “PrizrenPress”.
Vjedhja ka ndodhur mbrëmë, pas orarit të punës.
“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.

Lini një Përgjigje