Vjedhje në një xhami në Prizren

Një person ka hapur me forcë arkën e në një xhamie në Prizren.
Policia raporton se një person ka hapur me forcë arkën për humanitet në një xhami në Prizren dhe ka vjedhur rreth 30 euro dhe 20 lira turke.
“Sheshi Shatërvan, Prizren 28.01.2019 – 13:30. Është raportuar se në një xhami, një i dyshuar i panjohur me forcë ka hapur arkën për humanitet dhe ka vjedhur rreth 30 euro dhe 20 lira turke”.