Vjosa Osmani kërkon mbledhjen e Këshillit të LDK’së

0
252

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot para mediave se për koalicionin me LV-në do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, raporton T7.

Osmani ka deklaruar se deputetët do të vendosin për këtë temë, e se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë.

“Kjo është çështje për të cilën vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm edhe përfundimisht pastaj deputetët, ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendsour për tema të tilla, është në vullnetin po ashtu edhe në ndërgjegjen e secilit anëtar të këshillit, besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, që e kanë detyrën sipas statutit”, thotë ajo.

Tutje, nënkryetarja e LDK-së ka thënë se qëndron prapa deklaratave të mbrëmshme.

Do të konsultohemi sot lidhur me kohën kur do të thirret këshilli i përgjithshëm. Nuk ka sot mbledhje kryesia. Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht do të diskutojmë për rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat, anëtarët e Këshillit do ta marrin vendimin e tyre për këtë temë, nuk është e drejtë të vlerësoj se cka do të vendosin ata”, shton ajo.

E pyetur për raportet me Agim Veliun, Osmani pa e përmendur me emër ka thënë se në LDK ka atmoferë të antarësisë në LDK.

“Unë sapo u ktheva nga Recaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarisë në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e antëarësisë në LDK.

Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humb atë optimizëm”, ka shtuar ajo./GazetaExpress/