Vjosa Osmani tregon kush po ndikon që mos të ketë koalicion LDK-VV

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë është duke investuar që mos të arrihet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Andaj, ajo në Blic Interview me Astrit Gashin, ka kërkuar nga aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre e provokimeve, për shkak se siç ka thënë ajo “kjo gjë i konvenon vetëm të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend”.

“Unë kam një porosi për të gjithë aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre provokimeve nga jashtë, me qëllim që të dështojë një koalicion mes këtyre dy partive. Ne e dimë që kujt nuk i konvenon një koalicion i tillë. Me sulmet ndaj njëra-tjetrës, po i bëjnë nder të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend.

“Vetëvendosje duhet ta dinë, që nuk mund të gjej partnerë më serioz se LDK. Ne ia kemi bërë të qartë zotërit Kurti, se ai do të jetë kryeministër edhe i LDK-së edhe i ministrave tanë.

“Disa prej tyre po dalin nëpër televizione dhe po bien pre e provokimeve që vijnë nga jashtë”, ka thënë Osmani.