Vjosa Osmani vendosë zemrën në sloganin e saj

U.D. e presidentit Vjosa Osmani, duket se do ta ketë pjesë të sloganit zemrën, teksa në të shkruhet “Guxo me Vjosen”. Fotografia është publikuar në rrjete sociale nga stafi i saj, teksa nuk dihet akoma nëse ky është slogani zyrtar i Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një slogan me zemër e kishte publikuar edhe LDK-ja, ditë më parë, por partia ka mohuar se ai do të jetë slogani zyrtar.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ishte partia e parë që kishte pasur zemrën në slogan.

Vjosa Osmani pritet të dal në zgjedhjet e 14 shkurtit me një iniciativë të re politike, për të cilën nuk ka zbuluar akoma detaje. Megjithatë shumëkush beson se ajo do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, gjë për të cilën ka shprehur interesim vetë ajo.

Lini një Përgjigje