Vodhi dy laptopë në një banesë në Prishtinë, publikohen pamjet e hajnit!

0
266

Dy laptopë janë vjedhur së fundi në Prishtinë.

E gjithë kjo ndodhi kur një person arriti që të thyente hyrjen e një banese në lagjen “Kalabria”, në afërsi të UBT-së, pasditen e së mërkurës ku edhe vodhi dy laptopë.

Lidhur me këtë ngjarje është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

Indeksonline ka arritur që të siguronte një video në të cilën shihet edhe personi, i cili ka kryer veprën, ku në pjesën e kurrizit bartë njërin laptopë, kurse në dorë tjetrin të dy këta të vjedhur nga viktima banor në lagjen “Kalabria”.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin vjedhje të tilla, por që pa dyshim se secili rast meriton që të zgjidhet dhe që personave që pësojnë nga këto vjedhje të arrihet t’u kthehen gjësendet e tyre , apo së paku të zvogëlohet numri i këtyre vjedhjeve./Indeksonline/